Pamjet i ngjajnë ndonjë filmi me vetura. Policia e Kosovës i ka dënuar me nga 400 euro, katër pikë negative dhe 10 muaj ndalim të mjetit me veprim motorik dy shoferë që bënë gara në autostradën Mazgit-Trudë.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Policia me anë të një njoftimi të lëshuar në ‘Facebook’, shkruan Gazeta Insajderi.
“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në postim.
Policia ka bashkëngjitur një video në njoftim, ku shihen veturat duke garuar. Në video gjenden edhe dënimet që u janë shqiptuar të dy shoferëve