Në “Ferma VIP”, djemtë që janë brenda, kanë shfaqur herë pas here simpati për vajzat, ku nuk kanë munguar edhe flirtet por gjithmonë brenda normave duke i respektuar ato.
Por nga ana e vajzave, deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Së fundmi, në një bashkëbisedim mes disa fermerëve, këngëtarja Baby G u shpreh se me asnjë nga çunat në “Ferma VIP” nuk e gjen veten në një romancë.
“Shumica janë të lidhura, 98% të janë të lidhura, por bëjnë sikur nuk janë. Baby G është e lidhur, e ka gjetur një kuzhinier. A e ke thënë vetë këtë”, tha Dijonisi.
“Unë nuk jam e lidhur dhe nuk nuk kam asnjë lidhje për të qenë e lidhur. Sidomos këtu, më falni por ju çunat që jeni këtu nuk jeni për Baby G”, iu kthye ajo.