Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët e organeve të rendit ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës, shkruan Gazeta Neutral.
Një rast i tillë ka ndodhur të hënën në Prishtinë dhe këtë herë cak i sulmit ka qenë një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Gazeta Neutral mëson ekskluzivisht se zyrtari policor i cili është sulmuar nga tre persona, për motive akoma të panjohura është Shkëlzen I.
Në bazë të informacioneve të para, viktima është përballur fillimisht me një grua, e cila ka arritur që ta ndalojë atë dhe i ka njoftuar të dyshuarit e tjerë për të ‘intervenuar’ dhe për ta rrahur siç kishin planifikuar.
Gazeta Neutral do ju mbaj të informuar për detaje të tjera.