Kryetari i Zubin Potokut thotë se qytetarët serbë nuk i besojnë me Listës Serbe

Gjatë ditës së sotme, partia Lista Serbe, ka marrë vendim që të mos votojnë për largimin e kryetarëve në katër komunat veriore të vendit.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i këtij subjekti politik, Zlatan Elek.

Ai në një konferencë për media tha se serbët ishin konstruktivë, në dëshirën e tyre për të marrë pjesë në procesin e referendumit për të zëvendësuar kryetarët e komunave.

Elek pohoi gjithashtu se janë parashikuar procedura të pamundura për votimin për zëvendësimin e kryetarit më 21 prill.

Lidhur me këtë çështje ka folur, kryetari i Zubin Potokut Izmir Zeqiri, i cili tha se “qytetarët serbë nuk i besojnë më Listës Serbe”.

“Këta i kanë mbajtur me njëfarë nacionalizimi të shfrenuar dhe kur kanë dashur që t’i keqpërdorin dhe t’i vendosin në rrugë për qëllimet e tyre, dhe kësisoj qytetarët serbë e kanë parë se kanë qenë të keqtrajtuar prej atyre akterëve”, tha Zeqiri në Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *