Një qytetar i moshës 42 vjeçare R.O. ka ndërruar jetë mesnatën e kaluar në shtëpinë e tij në Prizren.
Lajmin për tëvë1.info e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se nga familjarët është njoftuar se i ndjeri kishte probleme shëndetësore edhe më herët.
Megjithatë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion ndërsa policia ka hap rast për hetim të vdekjes.
“Me datë 05.04.2024 , rreth orës 00:30, në shtëpinë e tij në rrugë Petro Nino Luarasi , në Prizren nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës mashkull 42 vjeçar (R.O.).
Nga familjarët është deklaruar se edhe më herë ka pas probleme shëndetësore.
Sipas familjarëve dhe mjekëve kujdestar, në bazë të shenjave cilësohet si vdekje natyrale.
Megjithatë me urdhër të prokurorit kujdestar hapet rast “Hetim I vdekjes” ndërsa trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Bytyqi.