Mëngjesin e së martës, cak i hajnave ishte shtëpia e avokatit të ndjerë, Bajram Kelmendi në kryeqytet.
Dy persona që hynë brenda shtëpisë së pabanuar të Kelmendit, dyshohet se kanë përdorur kulmin e shtëpisë për të depërtuar brenda.
E gjithë ngjarjen e pa një dëshmitar nga kjo lagje, i cili në atë orë njoftoi familjarët.
E nga kjo thirrje, qëllimi i personave të dyshuar për plaçkitje nuk u arrit.
Pasi ata u arrestuan duke e kryer plaçkitjen nga Policia e Kosovës.
Kështu tha vajza e avokatit Kosovare Kelmendi, e cila nuk pranoi të flasë para kamerave.
E nga Policia treguan se rasti është paraqitur rreth orës 04:20 të mëngjesit.
Sipas tyre, të dyshuarit janë në mbajtje për 48 orë.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast ka arritur të arrestoj dy të dyshuar të cilët dyshohen të jenë futur brenda shtëpisë. Të njëjtit me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh për tu proceduar tutje në fazat e mëtejme hetimore”, thonë nga Policia e Kosovës.
Avokati Bajram Kelmendi, u vra bashkë me dy djemtë e tij nga forcat serbe 25 vjet më parë.