Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka mohuar akuzat e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për keqpërdorim të fondeve për furnizim të librave shkollorë.
Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka pohuar se Nagavci nuk ka njohurit e duhura të procesit të furnizimit me libra shkollorë.
“Të jesh ministre e Arsimit dhe të përpiqesh që të manipulosh me disa tituj të gazetave që i kanë porositur vet dhe mos ta njohësh procesin e blerjes së librave shkollore është diçka e papranueshme, a e dimë që tekstet porositën nga shkollat përmes DKA-ve? E di këtë ministrja”.
“Nëse ka pasë tepricë të teksteve atëherë problemi ka qenë tek komunat në llogaritjen e numrit të nxënësve”, ka thënë Haxhiu.