Kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, është arrestuar në Bullgari, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar i lëshuar ndaj tij nga Policia italiane për dyshimet për trafikimin me qenie njerëzore.
Arrestimi i Krasniqit ka ndodhur qysh me 19 shkurt 2024. Ai u kap nga autoritetet bullgare me tu futur në Bullgari, derisa me familje po udhëtonte për pushime. Kjo pasi, ish-kandidati i LVV’së për asamblenë Komunale të Gjakovës rezultoi se kërkohet ndërkombëtarisht nga Italia për trafikimin e njerëzve.
Ndërkaq burime të sigurta të Gazetës Neutral bëjnë të ditur se Hasan Krasniqi sot është liruar nga burgu.
Kujtojmë se Hasan Krasniqi në janar të vitit 2022 u pat zgjedhur kryeshef i KRU Gjakova.
Gazeta Neutral do ju mbajë të informuar lidhur me rastin edhe më tej.