Pas titullit të kampionit drejt të cilit po marshon Bayer Leverkuseni, mesfushori Granit Xhaka ka pranuar se dëshiron ta fitoj edhe Kupën e Gjermanisë.
Leverkuseni, të mërkurën mbrëma u kualifikua në finale të Kupës së Gjermanisë pasi në gjysmëfinale triumfoi 4:0 ndaj Duesseldorfit, ndeshje në të cilën Xhaka ishte titullar dhe u aktivizua deri në minutën e 78-të.
Në finale, Leverkuseni do të përballet me skuadrën e Kaiserslauternit më datën 25 maj në stadiumin olimpik të Berlinit. E Xhaka është optimist se me Leverkusenin do ta fitoj këtë trofe.
“E kemi parasysh se çka do të thotë shkuarja në finale për klubin dhe tifozët tanë. Tani, ne duam ta fitojmë kupën dhe në Berlin do të shkojmë me synimin për të fituar”, ka thënë Xhaka.
Ndërkohë, sa i përket Bundesligës, Leverkuseni është lider me 73 pikë, 13 më shumë se Bayerni pas 27 xhirove të zhvilluara. Po ashtu, Leverkuseni është në garë edhe në Ligën e Evropës, ku ka arritur në çerekfinale dhe do të përballet me West Ham Unitedin.