Ministria e Drejtësisë ia konfiskon 31 mjete transportuese Milan Radojiçiqit

Me vendim të Ministrisë së Drejtësisë, organizatorit të sulmit në Banjskë, Milan Radojiçiq, i janë konfiskuar 31 mjete transportuese.

Kështu bëri të ditur Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, teksa ka thënë se këto mjete i janë dhënë për përdorim Policisë së Kosovës, raporton teve1.info.

“31 mjete transportuese i janë konfiskuar Milan Radoijiçiqit me vendim te Ministrisë së Drejtësisë, te njëjtat i janë dhënë për përdorim Policisë së Kosovës për nevojat e tyre. Jemi te befasuar se si ende pas sulmit ne Banjskë, nuk ka aktakuzë për kryekrimineli Millan Radojiçiq dhe grupin e tij. Unë i bashkohem thirrjes se kryeministrit, Serbia duhet ta ekstradojë Millan Radojiçiqin dhe grupin e tij, që të njëjtit të dalin para drejtësisë, sepse ata tashmë janë vendosur edhe në listën e Interpol-it”, ka deklaruar Haxhiu.

Haxhiu të mërkurën ka njoftuar se ka nisur zbatimi i urdhrit ndalues përfundimtar me masë të përkohshme lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin “Banjska”.

Ajo ka thënë se Agjencia e Administrimit të Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar ka nisur identifikimin e pasurive të përmendura në urdhër, duke përfshirë edhe vilën që konsiderohet të ketë qenë e Milan Radojiçiq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *