Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodh edhe në qytetin e Pejës.
Gazeta Sinjali përmes burimeve mëson se disa persona të dyshuar derisa ishin duke lëvizur me motoçikletë, kanë gjuajtur me armë në drejtim të Edison Lajçit dhe Geldrin Muriqit.
Policia ende nuk ka folur për rastin ndonëse është pyetur nga Gazeta Sinjali, derisa me një deklaratë ka dalë Prokuroria në Pejë.
Zëdhënësi i saj, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merren të gjitha veprimet e nevojshme.
“Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’, prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merren të gjitha veprimet e nevojshme dhe aktualisht është duke u kryer një punë intensive për kapjen e personit, apo personave për kryerjen e kësaj vepre penale”, tha Nikçi.
Motivet e rastit ende nuk dihen.