“Kurti ka shkuar 2 javë në Amerikë, është shëtit atje me një agjendë absolutisht jo serioze”. Deklaroi kështu, deputeti i pavarur, Haki Abazi, teksa komentoi vizitën zyrtare të kryeministrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit 2023.
Përveç vizitës atje, Abazi përmendi edhe shpërbërjen e Këshillit shqiptaro amerikan, teksa akuzoi Avni Mustafajn, për shuarjen e tij, duke thënë se ai ka keqpërdorur fondet.
“Kurti ka shkuar 2 javë në Amerikë, është shëtit atje me një agjendë absolutisht jo serioze. Kjo e kombinuar me faktin që ka një lobist që është në listën e zezë të Amerikës, e që është Avni Mustafaj, ky është njeriu që ka udhëhequr Këshillin shqiptaro amerikan deri në momentin e shpërbërjes së tij, kjo për shkak të keqpërdorimeve të fondeve për herë të parë në historinë e marrëdhënieve të Këshillit shqiptaro amerikan me kongresin amerikan. Avni Mustafaj është vendosur në listën e zezë dhe fondet e dedikuara, që quhen earmarked funding, janë dalë nga kongresi për Këshillin shqiptaro amerikan, e rrjedhimisht ky këshill më s’egziston”, deklaroi Abazi në emisionin “Këndi i Debatit”.
Madje, shuarjen e këtij këshilli, deputeti i pavarur e cilësoi si fatkeqësi për Kosovën.
“Kjo është fatkeqësi, sepse ka qenë një ndër institucionet më të rëndësishme në kohën e lobimit për çështjen e shqiptarëve në Ish-Jugosllavi, jo vetëm për Kosovën”, shtoi tutje.