O’Brien për bisedën me Osmanin: Diskutuam për zbatimin e rregullores së BQK-së dhe Asociacionin

Ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit, James O’Brien, ka thënë se sot ka pasur një bisedë të mirë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke përmendur edhe obligimet e Kosovës që dalin nga zotimet në dialogun me Serbinë.

O’Brien, përmes një postimi në platformën X, ka thënë se me presidenten Osmani kanë biseduar edhe për përmbushjen e zotimeve që dalin nga dialogu me Serbinë

“Një bisedë e mirë sot me Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani. Ne diskutuam rëndësinë e zbatimit të rregullave monetare nga Republika e Kosovës në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin e pakicës serbe, dhe që palët të përmbushin të gjitha zotimet nga dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja, për Kosovën kjo përfshinë Asociacionin”, ka shkruar O’Brien.

Good call with @VjosaOsmaniPRKS today. We discussed importance of 🇽🇰 implementing monetary regs so as to benefit all Kosovan citizens, including the Serb minority community, & for parties to fulfill all EU Dialogue commitments – for 🇽🇰 this includes the ASM.— Assistant Secretary Jim O’Brien (@StateEUR)April 1, 2024

Edhe presidentja Osmani, e quajtur produktive bisedën telefonike me Ndihmës Sekretarin amerikan, O’Brien, duke thëns se kanë diskutuar hapat e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ku Kosova ka aplikuar në vitin 2022.

Në një postim në X ajo gjithashtu bëri të ditur se kanë biseduar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Theksova rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë”, shkroi Osmani.

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës, më 27 mars ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë më 18 prill, kur do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte katalizator që “Kosova të vazhdonte të bënte përparim në forcimin e të drejtave të njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit si dhe të adresojë sfidat dhe çështjet shqetësuese”, tha Komiteti për Politikë dhe Demokraci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *