Ish-deputeti i Vetëvendosjes: Kurti nuk jep dorëheqje, ftoj opozitën për shpërbërje të Kuvendit

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Adrim Kasolli, ka folur për situatën politike në Kosovë.

Kasolli për kryeministrin, Albin Kurti, tha se nuk dëshiron të japë dorëheqjen, por i bën ftesë opozitës për shpërbërjen e Kuvendit.

Më tutje ai shtoi se Kurti nuk do ta bëjë veten me pëgjegjësi, por Kuvendin.

“Sa i përket unitetit transatlantik ai do të vazhdojë të mirëmbahet për shkak të luftës në Ukrainë nga administrata aktuale e Biden. Kjo do të vazhdojë deri në zgjedhjet në BE dhe në ShBA. Dallimi ndërmjet situatës para 4 vitesh është që Kurti e di që opozita nuk ka kapacitetet, është duke ndjekur një strategji tjetër”, tha ai në ABC News.

“Nuk dëshiron të japë dorëheqje, por i bën ftesë opozitës që zgjedhjet e parakohshme të vijnë përmes shpërbërjes së Kuvendit, në një farë mënyre përgjegjësinë dëshiron t’ia lë Kuvendit dhe jo të lërë përshtypjen se është dorëzuar. Kurti kërkon ta bëjë me përgjegjësi Kuvendin dhe jo veten”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *