Mbrëmjen e djeshme Elsa Lila, një nga konkurrentët e “Ferma VIP” ka bërë një rrëfim të trishtë për fëmijërinë e saj.
Ajo foli për sfidat dhe vështirësitë që kaloi në moshën 15 vjeçare pasi i vranë mamanë.
Për këtë Elsa u shpreh se numëronte çdo sekondë që të mbushte 18 vjeç, në mënyrë që të hapte proçesin gjyqësor.
“Të jetojë njeriu për të mbushur 18 vjeç. Unë isha 15 vjeçe dhe numëroja, ditët, orët, sekondat që të mbushja 18 të hapja procesin. Unë që në moshën 18-vjeçare kam marrë avokat penalist, e di pse? Për mamanë time.”, rrëfeu këngëtarja. Fëmijëria e Elsës u trondit kur ajo humbi nënën e saj, violinisten Eva Vishaj në vitin 1997, viti i trazirave të mëdha. E ëma e këngëtares u qëllua me plumb në kokë.