Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Ismet Jashari.
Burime bëjnë me dije se një person ka vërejtur trupin e të ndjerit i cili ishte i shtrirë në rrugë, i cili ka njoftuar më pas ekipin mjekësor të urgjencës dhe policinë.
Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.