Asamblistët e partive opozitare në kryeqytet, PDK, LVV, AAK, AKR përmes një seance të jashtëzakonshme kanë shkarkuar me 33 vota për kryesuesin e Kuvendit Komunal, Pëllumb Bajqinovci.
Duke u bazuar në ligjin për Vetëqeverisje Lokale, votimi për shkarkim u bë përmes votimit të fshehur.
Para votimit, kryetari Përparim Rama, akuzoi asamblistët për “rrëmbim të pushtetit” dhe bashkë me Bajçinovcin, lëshuan sallën posa përfunduan fjalimet.
Bajçinovci ishte zgjedhur kryesues në një mbledhje më 27 qershor, pas shkarkimit të Fehmi Kupinës.
Votimi për shkarkimin e tij vjen pas prishjes së koalicionit në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe LDK-së në kryeqytet.