Në 25-vjetorin e vrasjes së 14 personave në lagjen “Sofali” të Prishtinës dhe një personi ende të zhdukur, kryeministri Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule te lapidari që mban emrat e të vrarëve, në kujtim të kësaj ngjarjeje të dhimbshme nga lufta e fundit.
Kjo masakër, në lagjet e Prishtinës, në kryeqytet, këto vrasje e zhdukje me dhunë sikurse të gjithat masakrat e tjera në Kosovë, kryeministri tha se janë dëshmi e krimeve të Serbisë të kryera gjatë luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit në vitet 1998-1999.
Në këtë përvjetor, para të pranishmëve aty, ai shtoi se krahas mbajtjes gjallë të kujtimit të rënëve, të thellë e kemi mirënjohjen për të gjithë ata, të cilët kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës. “Falënderim për familjet e dëshmorëve dhe martirëve, të luftëtarëve të lirisë dhe të gjithë atyre, të cilët nuk kursyen asgjë për çlirimin e Kosovës”, tha Kurti.
Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri u zotua se është detyrë e të vazhdohet rrugëtimi për të ardhmen. “Andaj, lavdi martirëve e dëshmorëve këtu në Prishtinë, dhe të gjithë të rënëve për liri anembanë Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta,” tha Kurti.
Biznes
Edhe 4 ditë, rezervoni dhe përfitoni zbritje deri në 45%Habibi, eja te FIBULA e ndjehu si sheik!Dita Botërore e Sindromës Down, BKT Kosova mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova
Intervista
Pakënaqësitë me ligjin e pagave, SBASHK-u paralajmëron protestë
Lajme
Kuvendi rrëzon rezolutën e opozitës për kontratat njëburimore
Rajoni
Nga 31 marsi bullgarët që udhëtojnë në Schengen lirohen prej kontrollit të pasaportave
Përkujtohen të vrarët gjatë luftës në “Sofali” të Prishtinës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 orë më parë
Në 25-vjetorin e vrasjes së 14 personave në lagjen “Sofali” të Prishtinës dhe një personi ende të zhdukur, kryeministri Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule te lapidari që mban emrat e të vrarëve, në kujtim të kësaj ngjarjeje të dhimbshme nga lufta e fundit. Kjo masakër, në lagjet e Prishtinës, në kryeqytet, këto vrasje e zhdukje me dhunë sikurse të gjithat masakrat e tjera në Kosovë, kryeministri tha se janë dëshmi e krimeve të Serbisë të kryera gjatë luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit në vitet 1998-1999.
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të shkurtit arritën në mbi 174 milionë euro
Olti Hyseni: Jam danez, nuk e konsideroj të luaj për Kosovën
PDK propozon datën e zgjedhjeve të parakohshme
S’ka kuorum, dështon themelimi i komisionit hetimor për kontratat njëburimore
Vazhdimi i seancës së rregullt të Kuvendit
Në këtë përvjetor, para të pranishmëve aty, ai shtoi se krahas mbajtjes gjallë të kujtimit të rënëve, të thellë e kemi mirënjohjen për të gjithë ata, të cilët kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës. “Falënderim për familjet e dëshmorëve dhe martirëve, të luftëtarëve të lirisë dhe të gjithë atyre, të cilët nuk kursyen asgjë për çlirimin e Kosovës”, tha Kurti. Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri u zotua se është detyrë e të vazhdohet rrugëtimi për të ardhmen. “Andaj, lavdi martirëve e dëshmorëve këtu në Prishtinë, dhe të gjithë të rënëve për liri anembanë Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta,” tha Kurti.