Adelina Ismaili, e njohur ndryshe edhe si diva e muzikës shqipe, ka reaguar në mbrojtje të aktorit të njohur Enver Petrovci me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Këngëtarja e famshme bëri një deklaratë të fortë në InstaStory në përgjigje të komenteve negative dhe linçimit publik që Petrovci ka përjetuar pas një interviste dhënë në emisionin e Ismailit, “Show i Së Premtes”.
Në shkrimin e saj, interpretuesja e hitit “Shko” thekson rëndësinë e lirisë së shprehjes dhe rolin e artistëve në vlerësimin e figurave historike dhe politike. “I frikshëm linçimi publik që po i bëhet prof. Enver Petrovcit”, shkruan ajo, duke nënvizuar faktin se individë si Enver Hoxha dhe Charles de Gaulle janë produkt i kohës së tyre. “Edhe Enver Hoxhën e ka krijuar koha. Edhe Charles de Gaulle-in e ka kriju koha”, vijon ajo, duke kritikuar histerinë kolektive që po shfaqet kundër Petrovcit.
Reagimi i Ismailit ngre një pyetje të fuqishme për të drejtën e artistëve për të vlerësuar figura politike dhe për lirinë e shprehjes në një shoqëri demokratike. “Nëse një artist nuk guxon të vlerësojë se një politikan është më artistik sesa tjetri, sa guxojmë të flasim ne tjerët?”, përfundon ajo në postimin e saj.
Ky reagim ka shërbyer si mburojë për Petrovcin dhe si thirrje për reflektim në lidhje me sjelljet e shoqërisë ndaj mendimeve dhe qëndrimeve artistike.
Adelina Ismaili, me këtë akt, dëshmon se nuk ka frikë të qëndrojë në krah të atyre që, sipas saj, po padrejtësisht përballen me sulme dhe gjykime të paarsyeshme nga publiku.