Pasi së fundmi ka bërë të ditur se do të bëhet nënë, këngëtarja e famshme e skenës vendore, Dafina Zeqiri, bëhet e ditur se do të martohet në muajin tetor.
KOHA merr vesh se dasma e Dafinës do të jetë në fillim të tetorit të këtij viti.
Është spekuluar se këngëtarja është një pritje të një djali, pasi ajo ka postuar fotografitë ku shihet e veshur me ngjyrë të kaltër.
“Future baby mama”, ka shkruar Zeqiri në postimin e bërë nga Stambolli i Turqisë.
34-vjeçarja mori komente të shumta nga adhuruesit, të cilët e uronin për shtatzëninë duke i thënë se mezi po presin ta shohin si nënë.
Dafina Zeqiri është në lidhje me Kreshnik Gjergjin tash e gati një vit.