Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore që e zhvillon sonte ndaj Danimarkës.
Në formacionin bazë është vetëm një shqiptar. Granit Xhaka si kapiten është vendosur në 11-shen startuese nga trajneri Murat Yakin, shkruan Indeksonline
Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Parken” në Kopenhagë nga ora 20:00.
Kujtojmë që te “Helvetikët” janë të ftuar edhe dy lojtarë tjerë shqiptarë, si Uran Bislimi dhe Xherdan Shaqiri.