Ekskluzive: Serbia rrezikoi rëndë Kosovën me konflikt, dërgoi ushtrinë shumë pranë kufirit

Në orët e vona të së enjtes të 21 marsit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti publikoi një video ku shihej ushtria serbe pranë kufirit me Kosovën. Ai tha se  distanca e afërt e ushtrisë serbe “nuk është normale”, derisa shtoi se ishte një provokim nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan Gazeta Neutral.

Burime të Gazetës Neutral brenda KFOR-it kanë informuar se ishte një rrezik i madh për vendin. Ushtria serbe ishte afruar kufirit me Kosovën, duke shkaktuar provokime të mëdha.

Për fat të mirë. KFOR-i ishte forca që e shpëtoi situatën në teren dhe gjërat nuk arritën në nivelin e konfliktit.

Ndërkaq Qeveria ka përpiqur të mbajë situatën në izolim për të mos përhapur panik në publik.

Nga ana tjetër, zyrtarët e qeverisë së Kosovës nuk kanë bërë komente publike rreth kësaj ngjarjeje. Në përpjekje për të zbutur tensionet, ata janë pëqendruar në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve dhe në monitorimin e situatës.

Shiko videon:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *