Ish-banori i Big Brother VIP Albania 3, Bardhi, ka disa javë që është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ai pas daljes ka treguar se Instagramin e tij nuk është duke e menaxhuar ai, por që duket tashmë e ka rikthyer serish.
Sidoqoftë, artisti i njohur tregon se është kthyer dhe se ka pasur nevojë për pak pushim.
“Bardhi përsëri me ju. Ju kërkoj falje, por pata nevojë për pak pushim”, tha ai.
Ai ka pasur një mesazh edhe për të dashurën e tij, Sara Gjordeni.
“Faleminderit të gjithëve për gjithë përkrahjen dhe pozitivitetin. Ju dua shumë. E ti Sara Gjordeni, ti je arsyeja pse marrë frymë”, ka shkruar ai.