Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi sot ka pritur në takim Ukë Rugovën, djalin e ish- Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Bulliqi ka njoftuar se këtë vit në Podujevë, do të vendoset shtatorja e ish- Presidentit Rugova, për ta nderuar kontributin dhe angazhimin e ish-presidentit për Kosovën.
Më tej, ai ka bërë të ditur se procedurat për ndërtimin e shtatores kanë filluar.
Ndryshe, Bulliqi e ka falënderuar Ukën për vizitën dhe librin e dhuruar.
Njoftimi i plotë: