Oriola Marashi, një ndër femrat më të njohura dhe me stil në showbizin shqiptar, po e feston ditëlindjen në një ambient të mahnitshëm në Meksikë, shkruan Neutral Bizz.
Fotot e publikuara shfaqin një Oriol krejtësish ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim në postimet e saj, në fotografi ajo duket e lumtur dhe e relaksuar në ambientin e bukur të festës.
Pamjet e publikuara tregojnë artisten në një ambient të lezetshëm, duke shfaqur stilin dhe elegancën e saj karakteristike.
Marashi ka arritur të kapë momentet e saj më të mira dhe të shfaqë kënaqësinë e festës së saj të veçantë nëpërmjet fotografive të ndara në rrjetin social Instagram.