Artisti i njohur, Skerdi vazhdoi rrugën në botën e muzikës me një tjetër këngë të re, “Lshoja re noçe”, shkruan Neutral Bizz.
Ani pse ka punuar pothuajse i vetëm, Skerdi ka sjellë një tjetër këngë të përfunduar me sukses. Mirëpo ajo se çfarë e bënë tejet të veçant është instrumentali që është krijuar nga Aspekti, duke sjellë një melodi dhe zë të veçantë për këngën.
Skerdi vazhdon të ketë ngritje në karrierën e tij muzikore dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet në prodhimin e projekteve të reja.
Pas suksesit të kësaj kënge, ai ka dëshirë të vazhdojë të krijojë muzikë të re dhe të prezantohet gjithnjë e më shumë në skenën muzikore shqiptare.