Arta Kabashi është surprizuar nga motra e saj, Ana para disa javësh por nuk mundi ta përqafonte për shkak të lojës ngriva-shkriva. Ana i tha asaj:
“Mos u shkri, se duhet të më tregosh se je e fortë tash, sepse do ta kemi përqafimin tonë jashtë, kur të fitosh. Të lutem mos u shkri për mua. Do të doja të t’i jepja sytë e mi, ta shihje veten sa e mrekullueshme dukesh. Në të gjitha kuptimesh e mundshme të fjalës ‘e mrekullueshme’.
Sot në emisionin “S’e luan topi” ajo shpjegoi mesazhin që i dha Artës gjatë takimit të tyre në shtëpi.
Ana: Të mos ketë frikë, ta thotë atë që mendon dhe të mos frikësohet nga askush aty brenda. Unë e kuptoj se kur nuk e di çfarë po ndodh jashtë, heziton për t’i thënë mendimet e tua edhe këtë desha t’i them Artës, që nuk ke nevoja për lidera sepse Arta është gjithmonë lidere vetë dhe ka shumë peshë mendimi i saj edhe në jetën e përditshme.
Shiko këtu