Maraj viziton punëtorët e “Trafiku Urban” në kohën e iftarit

Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban”, Burim Maraj, këtë të premtë në kohën e iftarit e ka kaluar me shoferët, kondukterët dhe me kontrollerët e autobusëve të „Trafikut Urban“.

Maraj u shprehë se punëtorët njëkohësisht me agjerimin në shenjë sakrifice dhe përkushtimi, me devotshmëri e bëjnë edhe punën e tyre.

“Iftarin e kësaj të premteje e kalova me shoferët, kondukterët dhe kontrollerët e autobusëve të „Trafikut Urban“, të cilët njëkohësisht me agjerimin në shenjë sakrifice dhe përkushtimi, me devotshmëri e bëjnë edhe punën e tyre.

Uroj që në këtë muaj të mirëkuptimit, afrimit dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve, të shtohet edhe harmonia mes secilit, kudo, në familje e punë!”, ka thënë Maraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *