Luizi publikon pamjet e shtëpisë së re

Fituesi i Big Brother VIP Albania 3, Luiz Ejlli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në skenën e showbiz-it, duke bërë që çdo postim i tij në rrjetet sociale të shkaktojë debate dhe komente të shumta, Neutral Bizz.

Në një postim të fundit, këngëtari, i cili pritet të bëhet baba për herë të parë shumë shpejt, ka ndarë me ndjekësit e tij një pamje të banesës së tyre në ndërtim.

Luizi ka shkruar se pas lindjes së vajzës së tyre, ata do të zhvendosen në këtë banesë të re, duke e quajtur atë “shtëpinë e tyre të vërtetë”.

Në të njëjtën kohë, ai ka bërë ironi ndaj atyre që dyshojnë nëse ai ka ose jo një banesë, duke treguar kështu se është kohë për ta bërë të ditur se realisht ai ka bërë hapin e madh drejt krijimit të një familjeje të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *