Një grua e moshuar u gjet pa shenja jete të enjten në mbrëmje në afërsi të shtëpisë së saj e saj në rrugën ‘Oso Koka’ në Mitrovicë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është 90-vjeçarja, Ajshe Shala.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës dhe u bë me dije se kanë nisur hetimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
“Raportohet se në afërsi të shtëpisë së saj, është gjetur pa shenja jete ,viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. “