Shaban Gogaj u shpall fajtor dhe u dënua me 7 vjet e gjashtë muaj burgim për vrasje nga pakujdesia dhe armëmbajtje pa leje lidhur me vrasjen e Agonis Tetaj në lokalin “Gogaj AG” në vitin 2018.
Në një prononcim për media, mbrojtësi i Gogajt, avokati Besnik Berisha, e ka cilësuar si të lartë dënimin prej 7 vjet e gjysmë dhe ka deklaruar se për këtë do të i drejtohet Gjykatës së Apelit.
“Lartësia e dënimit është natyrisht e panjohur, e palexuar e besa-besë e pashqiptuar nga gjykata, as kjo gjykatë as gjykatat e tjera” – tha avokati Berisha.
Do të kemi edhe ankesë kundër vendimit mbi dënimin, pra e përsëris vetëm për lartësinë e dënimit sepse siç e dini Shabani është deklaruar fajtor për vrasje nga pakujdesia dhe ne nuk synojmë ta apelojmë kualifikimin ligjor.” – tha tutje Berisha.
Përveç kësaj, Berisha e quajti “joproporcional” dënimin ndaj të mbrojturit të tij.
“Përderisa axha i klientit tim dënohet me 2 mijë euro për armëmbajtje pa leje e ky për përdorim 3-sekondësh dënohet me 3 vjet burgim” – u shpreh Berisha.