Kombëtarja e Kosovës pritet që sot gjatë ditës ta bëjë zyrtare listën e futbollistëve për ndeshjet miqësore gjatë këtij muaji.
Trajneri Ismet Munishi ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me mungesën e disa lojtarëve, shkruan Indeksonline
Sipas Munishit është marre që Qëndrim Zyba të mos ftohet nga Franco Foda edhe pse nuk dihet ende nëse s’do të jetë mesfushori i Legia-s.
“Selektori i ri, foret e vjetra. Nuk ka hajr prej juve pasha besen. Marre është mos me u ftu Zyba. Arbër Hoxha iku. Muhamet Hyseni i Llapit mos me u ftu poashtu është turp. Ju po dini, ju grahni, veç mirë tybe nuk e keni”, ka shkruar Munishi në rrjetet sociale
Kujtojmë që Arbër Hoxha sot mësoi se bën pjesë në listën e Shqipërisë dhe Sylvinhos për dy ndeshjet miqësore, ndaj Kilit dhe Suedisë.