Në Kuvend të Kosovës me kërkesë të opozitës ishte duke u mbajtur debati për kontratat e negociuara, të nënshkruara nga dikasteret e qeverisë së Albin Kurtit.
Por, në kohën kur po bëhej diskutimi për këtë çështje, deputetët e pushtetit e kanë lëshuar sallën.
‘Urdhrin’ për lëshim të seancë e dha shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Kjo temë erdhi në diskutim pasi 1805 tenderë një burimor janë dhënë që nga ardhja e Albin Kurtit në krye të qeverisë, më 22 mars të vitit 2021 e deri më tash.
Rezulton se shuma totale e të gjitha kontratave të nënshkruara për këto katër vite është mbi 240 milionë euro.