Arsenali ka arritur të kaloj në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur Porton pas penalltive 4-2.
Ndeshja në kohë të rregullt përfundoi 1-0 me rezultat të njëjtë siç kishte përfunduar në Portugali në të mirë të Portos.
Trajneri spanjoll Mikel Arteta ka thënë pas ndeshjes se ishin përgatitur për ekzekutim të penalltive një ditë përpara.
“Ju jeni shumë nervoz duke parë një penallti, duke shpresuar për më të mirën, por ju e dini se është paksa short. Ne ishim përgatitur një ditë më parë”.
“Pra, meritë për trajnerët e portierëve dhe të gjithë ata që kanë kontribuar. Është vërtet e vështirë të luash kundër Portos , ata janë vërtet konkurrues”, deklaroi trajneri spanjoll.
Arsenali kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 2016, pasi mundi Porton me penallti në shtëpi.
Topçinjtë shkojnë në pushimin e parë ndërkombëtar të vitit duke u ulur në vendin e parë të tabelës së Premier League, një dëshmi e punës së Artetës në klub.