Napoli u largua përfundimisht nga UEFA Champions League pas humbjes së mbrëmshme 3-1 ndaj Barcelonës.
Trajneri i të kaltërve është paraqitur i zhgënjyer në intervistën e dhënë pas ndeshjes. Francesco Calcona ka shprehur pakënaqësinë e tij me arbitrimin, shkruan Indeksonline
Sipas tij, ndërhyrja ndaj Osimhenit në minutën e 50 të takimit ishte një penallti e pastër.
“Ka zhgënjim, sepse ne erdhëm këtu për të provuar të fitonim, por nuk ia dolëm. E nisëm shumë keq, duke humbur shumë topa dhe duke lejuar shumë kundërsulme. Duke shkuar përpara ne rregulluam diçka, por në disavantazh 2-0 ishte më e vështirë të rikuperohej. Kontaktin Kubarsi-Osimhen?
“Ishte një goditje dënimi, nuk e di pse VAR-i nuk ndërhyn në këtë nivel. Por ne patëm edhe mundësinë të barazonim me Lindstromin dhe do ta kishim riparuar pak situatën. Padyshim që më vjen keq për penalltinë, sepse më dukej qartë”.