Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit

Ambasadorët e shteteve të Quint-it i kanë shkuar në zyrë kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit.

Veturat e diplomatëve ndërkombëtarë janë parë të parkuara para ndërtesës së Qeverisë, ndërsa ende nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për media.

Ndërkohë është paralajmëruar gjatë javës, vizita e Emisarit të ShBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Escobar do ta vizitojë Prishtinën këtë javë për të biseduar me liderët e Qeverisë së Kosovës për dialogun mes saj dhe Serbisë, si dhe për dinarin e ndalur serb në Kosovë, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit të dielën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *