Diskualifikohet kënga që përkrah gjenocidin serb mbi popullin e Kosovës

Edhe pse u lajmërua shumë në rrjetet sociale, protesta në mbështetje të Breskvicës ditën e shtunë pësoi një dështim të plotë. Para godinës së RTS-së dolën vetëm pesë persona.

Duke hyrë në oborr do të shihje vetëm ekipe gazetareske, të cilat ishin të pranishme edhe në këtë “protestë”, ndërsa mbështetja e pritshme dhe e paralajmëruar e qytetarëve thuajse nuk ekzistonte.

Një nga pjesëmarrësit e këtij tubimi ishte i rrethuar nga ekipe të shtypit. Ai gjatë prezantimit të tij deklaroi se Serbia duhet të përfaqësohet me një këngë që do t’i tregojë botës se “Kosova është serbe”.

Dikush nga RTS e ka ndaluar që kënga të quhet Njijezdo Kosova, është ndikime të huaja, të huajt duan të na e marrin Kosovën, prandaj duhet mvrojtur Breskvicën, që t’i thotë gjithë botës se Kosova është serbe. Kënga është e bukur, ka motive etnike, prandaj duhet të na përfaqësojë ne në Eurovision”, tha pjesëmarrësja.

Pas finales së zgjedhjeve për përfaqësuesen serbe në Eurovizion është ngritur shumë pluhur, pasi një pjesë e qytetarëve, të pakënaqur me rezultatin e votimit dhe këngën fituese “Ramonda” të realizuar nga Teya Dora, kanë bërë të ditur se ata do të protestonin para ndërtesës së RTS-së në mbështetje të Angjela Ignjatoviq Breskvica të vendit të dytë dhe “Foleja e shqiponjës”.

Serbia tentoi të dërgojë në Eurovision një këngë me mesazh politik dhe që përkrah gjenocidin serb mbi popullin e Kosovës.

Kënga “Gnezdo orlovo” (Foleja e Shqiponjës) e interpretuar nga Breskvica është duke garuar për të përfaqësuar Serbinë në Eurovision 2024.

Në tekstin e kësaj këngë bëhet thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, ndonëse jo drejtpërdrejtë por në tekst fshihet ky mesazh.

“Një re gri fsheh qiellin, përsëri zogjtë e zinj (Kuptimi: shqiptarët).

Bie bubullima, bie shi, breshër dhe shkatërron folenë e shqiponjës” (Kuptimi: Kosova)

“Babi i thotë shqiponjës së vogël “do të kalojë birë”. Do të ikin zogjtë e zinj, qenia e ndritur vjen përsëri (Kuptimi: Kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë).

Nga faqja e Eurovison Kosova bëhet thirrje që të angazhohemi të gjithë për të mos lejuar që kjo këngë të shkoj në Eurovision.

Më poshtë teksti i këngës në gjuhën shqipe:

Foleja e shqiponjës

Pranvera solli diellin

Mbi kodër, gjithçka lulëzoi

Një mollë mbin në fushë

E papjekura ra nga dega me një rënkim të fortë

Refreni

Një re gri fsheh qiellin, përsëri zogjtë e zinj

Bie bubullima, bie shi, breshër dhe shkatërron folenë e shqiponjës

Mëngjes zgjuar, nata është e lodhur

Mollë në bar e trishtuar e zymtë

Lulëzon përsëri, zë rrënjë

Dhe sapo hodhi një sy diellit, u shfaq një hije e madhe

Refreni

Një re gri fsheh qiellin, përsëri zogjtë e zinj

Bie bubullima, bie shi, breshër dhe shkatërron folenë e shqiponjës

Babi i thotë shqiponjës së vogël “do të kalojë birë”

Do të ikin zogjtë e zinj, qenia e ndritur vjen përsëri

Dashuria ime, dashuria ime, do të jetë përsëri e ndritshme

Dashuria ime, dashuria ime, gjithçka do të përfundojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *