Vesa dhe Ilnisa mbrëmë pas spektaklit kanë diskutuar se kush do të largohej të shtunën nga shtëpia në rast së do të ishin vajzat në nominim.
Por, çka u vërejt më shumë ishte se Vesa i ka thënë Ilnisës se do të largohej Arta ose Françeska.
Këto fjalë të Vesës, kanë nxitur reagim nga motra e Artës, Ana Kabashi.
Ajo ka reaguar përmes një InstaStory, në profilin e saj.
“Oooo Vesa Vesaa se Arta te konsideron shoqe po tii me kete ide per “shoqen” tende ???? Kur Ilnisa e shef Arten si nje person qe i duhet shtepise kush je ti qe flet per shoqen tende te ngusht moooj bukuroshe! Wow”, ka shkruar Ana.