Ky është 74-vjeçari që dyshohet se sulmoi seksualisht të miturën në Podujevë

Pak më parë është raportuar për një ngjarje të rëndë që dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Podujevës, ku Policia ka arrestuar një person për sulm seksual ndaj një vajze të mitur. I dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Hajdar Muçiqi, 74-vjeçar.

Burime kanë bërë me dije se 12-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e disa zyrtarëve policorë që ishin në detyrë, ku e shqetësuar tej mase ka deklaruar se një person i moshuar ka kapur për dore dhe i ka kërkuar që të largohen së bashku.

Të miturës i është ofruar edhe tretman mjekësor, ndërkohë që Muçiqi është identifikuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor në dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Sulm seksual’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *