Sot kemi parë pa fund mesazhe të bukura ku gocat dhe gratë urojnë njëra tjetrën, mesazhe nga figurat e televizionit, artit, showbizz-it, politikës, por ajo që padyshim na preku të gjithëve ishte veprimi i Luana Vjollcës në këtë 8 mars.
E njohur si një nga figurat që e ka ngritur gjithmonë me forcë zërin kundër dhunës ndaj grave, ajo sot zgjodhi të urojë ato gra dhe vajza që në jetën e përditshme edhe pse askush nuk e di e ndoshta vlerëson, janë heroinat e vërteta në të gjitha sfidat që sjell jeta.
Urimi i saj erdhi në formën e një gjesti simbolik por që flet shumë, në formën e një ndihme sado të vogël por të nevojshme për këto gra dhe vajza që jetën e kanë luftë çdo ditë.
Në dy video të shpërndara në Instagram, të cilat të prekin pamasë, ajo ka ndarë disa nga momentet kur ka lumturuar sadopak zonja të ndryshme.
Ne nuk dimë ndoshta t’ua shpjegojmë me fjalë siç duhet, por energjia që të japin këto momente janë të paçmueshme dhe PO, qani pa frikë!