Banorja e Big Brother VIP Albania 3, Ilnisa Agolli është dënuar nga “Vëllai i Madh”.
Kjo pasi ka thyer një ndër rregullat bazë të formatit që është mbajtja ndezur e mikrofonit, gjatë kohës kur ajo flet apo kryen veprime në shtëpi.
Në zarfin e zi thuhet se Ilnisa e ka përsëritur disa herë këtë veprim ndaj ajo do të jetë “e padukshme”, deri sa “Big Brother” të ketë vendosur.
Asnjë banor nuk do t’i kthejë përgjigje dhe nuk duhet të reagojë, ndaj saj përndryshe do të dënohet.