Për një arsye ose tjetër, pacientët mund të mbajnë të fshehtë shumë gjëra gjatë vizitës tek mjeku, por është e udhës të tregoheni të sinqertë me ta.
Disa thonë se pacientët gënjejnë mjekët e tyre për një sërë arsyesh të ndryshme dhe ndonjëherë ata nuk duan të flasin për tema intime, raporton wku.edu.
Por, çka nuk duhet të fshihni gjatë kontrollit mjekësor dhe për cilat gjëra duhet të jeni gjithmonë të hapur me mjekun tuaj, këtu janë disa prej çështjeve.
Nuk duhet ta mbani të fshehtë, nëse pini duhan, alkool apo që merrni droga të paligjshme
Askush nuk është krenar për këto vese të përmendura më sipër, por mjeku juaj duhet ta dijë. Ai nuk mund të diagnostikojë dhe trajtojë me saktësi problemet tuaja shëndetësore nëse i fshihni këto nga ai.
Nuk duhet ta mbani të fshehur nëse keni probleme me urinimin dhe jashtëqitjen
Keni probleme me urinimin ose jashtëqitjen
Doktoresha Vicki Rackner, shpjegoi një rast ekstrem kur një paciente kishte pasur gjak në jashtëqitjen e saj, por kishte turp t’ia thoshte mjekut të saj.
Një vit më vonë ajo kishte dhimbje të tmerrshme barku dhe shkoi të vizitonte mjekun e saj. Ishte kancer i zorrës së trashë dhe ishte përhapur në pjesë të tjera të trupit të saj, kjo rezultoi me fatalitet për pacienten.
Mos ia mbani të fshehur mjekut që ndiheni në ankth dhe të stresuar
Shumë njerëz e kanë të vështirë të flasin për ndjenjat e tyre.
Sipas një eksperti mjekësor, depresioni është një sëmundje serioze dhe shumë pacientë hezitojnë t’i tregojnë mjekut të tyre sepse mendojnë se është e turpshme, ose problemi do të largohet vetë.
Mos e gënjeni mjekun për detyrat e caktuara
Kur gjinekologu ju pyet nëse jeni duke kryer ekzaminimet e gjirit çdo muaj, mos gënjeni. Pranojeni që nuk i keni bërë këto ekzaminime.
E njëjta gjë vlen edhe për medikamentet: Nëse keni dështuar t’i merrni barnat e përshkruara nga mjeku i juaj, ai duhet ta dijë. Kjo nuk është shkollë; nuk do të dënoheni.
Mos e gënje mjekun që ushqeheni keq dhe nuk bëni palestër
Nëse, ushqeheni keq dhe nuk keni ushtruar sa duhet, duhet t’ia thoni mjekut. Ndoshta, bashkë mund të gjeni ide për të zhvilluar vese të mira.