Një grabitje e armatosur ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:00 në një pompë të derivateve të naftës në rrugën “Besim Rexhepi” në Ferizaj.
Një person i maskuar nën kërcënimin e armës i ka grabitur punëtorit të pompës 300 euro para të gatshme dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Nuk është raportuar për të lënduar ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.