Përdoruesit në mbarë botën mbrëmë për afro një orë nuk kanë mundur të qasen në llogaritë e tyre në Facebook, Instagram, Messenger dhe YouTube.
“Rënia” e rrjeteve sociale nxiti një sërë reagimesh në X, e pasi që Facebook i “nxirrte jashtë” përdoruesit nga llogaritë e tyre, të gjithë pyetën një gjë – pse po ndodhë kjo, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq Viber “rënien” e rrjeteve sociale e shfrytëzoi për marketing, ku me një dozë shakaje u bënte thirrje njerëzve të instalojnë aplikacionin e tyre.
“Mbajeni bisedën tuaj të sigurt, të besueshme dhe të këndshme. Shkarkoni Rakuten Viber tani dhe ndjeni ndryshimin”, shkruan ata krahas një fotoje të ikonës dhe mbishkrimin “në rast urgjence”.
E ky është parë si një moment i përkryer për të bërë marketing nga përdoruesit – duke thënë se ishte çasti i duhur për një mesazh të tillë.