Sara Hoxha tashmë njihet për kundërpërgjigjjet e saj shpeshherë ironike, sa herë që thumbohet nga ndjekësit e saj.
Ajo shpesh hap biseda virtualisht me ndjekësit e saj përmes InstaStoryt, dhe nuk heziton t’u përgjigjet.
Ndjekësit e saj shpeshherë e kanë ngacmuar për jetën private edhe duke i hedhur kunja, por Sara ka gjithmonë një replikë për ta.
“Mos harro kush t’i hapi rrugët t’i bësh gjërat që po i bën sot dhe kush të bëri të jesh dikush” – ishte komenti, që Sara vendosi ta bëjë publik dhe të përgjigjet.
“Asnjëherë. Faleminderit që ma kujtove” – ishte përgjigjja e Sarës, e cila sa duket të jetë mjaft ironike.
Të gjitha këto vijnë, pasi çifti Sara-Ledri u përfolën aq shumë nëpër medie për ndarjen e tyre.