Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar të hënën në Policinë e Kosovës.
Sipas njoftimit, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë një person ka raportuar se nga dy banka janë deponuar 1 mijë e 330 monedha metalike nga 2 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë / 22-27.02.2024. Ankuesi kosovar ka raportuar se, nga dy banka janë deponuar, 1330 monedha metalike nga 2 euro që dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në raportin policor.
Monedhat janë sekuestruar nga forenzika. Rasti nën hetime