Forca të forta policore kanë shkuar me urgjencë në një spital në Aachen, Gjermani, ku një grua e armatosur thuhet se mban rreth 15 pengje.
Sipas informacioneve, gruaja është 65 vjeç.
Bild raporton se ajo u shtrua në spital pak para orës 17:00 të së hënës, 4 mars.
Shumë shpejt stafi pa tym, sepse gruaja ndezi fishekzjarrë dhe u përpoq të digjte një person.
Gruaja thuhet se është e mbyllur në një dhomë pacientësh. Policia nuk e di se kë kërcënon 65-vjeçarja.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar.
Spitali ka 378 shtretër dhe punëson rreth 1600 njerëz.