Besart Zeneli, ish-banori i njohur i Big Brother VIP Kosova, ka shfaqur dashurinë dhe respektin e tij për gruan e tij, Valire Zeneli, me rastin e ditëlindjes së saj, shkruan Neutral Bizz.
Në një postim të ndjeshëm në rrjetet sociale, Besarti ka shkruar fjale të ngrohta për Valirën, duke e quajtur atë “personin që e lumturon”. Ai ka theksuar se Valira është burimi i lumturisë së tij dhe se jeton për të qeshurit dhe momentet e bukura që i kalojnë bashkë.
Besarti gjithashtu ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Valirës për mbështetjen dhe dashurinë e vazhdueshme që i ka dhënë në të gjitha momentet e tyre të bashkëjetesës e veçanërisht në BBVK.