“Më i miri në botë”/ Titullari i Cityt thyen rekordin 14-vjeçar!

Manchester City vijon të jetë protagonist në futbollin anglez me rekorde pas rekordesh në ishull. Këtë herë, “Qytetarët” kanë një arsye tjetër që të krenohen. Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll, Rodri. I cili ka thyer një rekord që mbahej prej 14 vitesh në Premier League.

27-vjeçari bëhet lojtari me më shumë ndeshje pa humbje në Angli, me plot 59 sfida që mesfushori ka luajtur dhe skuadra nuk është mposhtur. Arritje që i përkiste mbrojtësit Ricardo Carvalho, i cili me Chelsean nuk pësoi humbje në 58 ndeshje. Rekord të cilin portugezi e vendosi midis nëntorit 2006 dhe shkurtit 2008.

Në disfatat e Manchester Cityt këtë sezon, Rodri nuk ka luajtur. Para pak ditësh ishte trajneri i kampionëve në fuqi të Europës, Pep Guardiola, i cili i thuri elozhe Rodrit, duke e cilësuar si më të mirin në botë në rolin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *