“M’u mbushën sytë me lot…”/Ilnisa tregon si e ka përjetuar situatën me “hallvën e vdekjes”: U trondita!

Një nga ‘përplasjet’ më të komentuara, ka qenë mes Erjolës dhe Ilnisës. Erjola ka gatuar një hallvë dhe sigurisht nuk kanë munguar komentet dhe batutat e banorëve të tjerë, teka ajo e ka cilësuar si hallvën “e vdekjes”. E gjitha nisi kur Ilnisa e pyeti banoren nëse ka flirtuar me Meritonin, por pse ai nuk u përjashtoi menjëherë faktin se Erjola ka flirtuar me të?

“Ne jemi shokë dhe kjo dihet. Por kur Erjola doli nga vetja, unë u stepa dhe nuk thashë asnjë përgjigje. Ajo nuk ka flirtuar. Unë kam pasur një raport me një shoqe të Erjolës… Pabesia që bëre, mesazhin e hakmarrjes që përcolle, është shumë e turpshme.”

Erjola: “Është figurative, se si do ta marrësh dhe ta përdorësh e di ti…”

Ilnisa: “Si mund ta transformosh? Një lojë nga më të shëmtuarat këtu në shtëpi. Unë kam humbur xhaxhain para një muaji, kur e pashë atë tenxhere m’u mbushën sytë me lot. Pllakosi një heshtje, e përjetova në një mënyrë shumë të keqe. U trondita. Nuk mundte një njeri të anashkalojë këtë simbolikë që është një hallvë. Juli më ka befasuar. Ishte gati e barbartë loja e shpifur e Ledjonës dhe Juli me Erjolën. Nuk më tha asgjë, për hir të një raportit që kam pasur me të, një vlerësimi që nuk ia kursyer Julit…”

Romeo: “Situata ka qenë shumë e rëndë këto dy ditë me këto ngjarje. Një lojë sado e bukur të jetë nuk mund të finalizohet bukur me një hallvë. Është e rëndë. Kur vë të tjerët të hanë hallvën e dikujt, i vë në lojë të tjerët të të hanë hallvën ty, kjo është të vësh duart në kokë. Këtu për hir të lojës arrijnë të shkojnë edhe në këto nivele, shqetësojnë familjarët… Plani ishte i Ledjonës dhe Julit.”

Erjola: “Plani ishte i imi…”

Romeo: “Erjola është përdorur nga Juli. Ka çuar veten në limitet më të shëmtuara.”

Juli: “Erjola është përgjegjëse, unë e kam kundërshtuar. Unë e mora vesh që vajzat po bënin një plan tjetër që nuk kishte lidhje me hallvën, iu bashkova dhe i thashë që nuk dua Erjola të keqkuptohet nga publiku si kundër meje sepse është në nominim. Unë e dënoj lojën 100%.”

Si u shprehën opinionistët lidhur me këtë situatë?

Arbri: Më ka lënë një shije të hidhur. Nuk më ka shkuar në mendjen që një lojtar do shkonte në këto nivele duke bërë këtë intrigën e shëmtuar të hallvës. Nuk e di pse lojtarët kurrë nuk tërhiqen, nuk bëjnë kurrë pas. Për mua nuk fitoi asgjë, as në apsektin e lojës.

Ori: Nuk e kuptoj si Erjola ka kaluar një vijë kaq të kuqe. Por brenda lojës, skema, mënyra se si e organizoi, e bëri planin, sigurisht që mua më duket me fantazi dhe më pëlqne të shoh fantazi, por jo ligësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *